SPORT

Napoli fiton dhe shkëputet në plus 18 pikë

Napoli e ka bërë hapin e radhës drejt titullit të kampionit. Napolitanët sonte fituan si  mysafirë të Sassuolos me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 23-të Serie A.

Amir Rrahmani e nisi ndeshja nga minuta e parë dhe vazhdon të jetë pikë reference në mbrojtjen napolitane.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 12-të, kur Khvicha Kvaratskhelia kaloi disa mbrojtës dhe shënoi për 1-0.

Pas disa rastesh në të dyja anët erdhi edhe goli i dytë në ndeshje.

Zhvillohej minuta e 33-të, kur Victor Osimhen shënoi pas asistimit të Amir Rrahmanit, duke ngritur rezultatin në 2-0.

Pjesa e dytë kishte më pak raste, me një gol të shënuar nga Giovanni Simeone që u anulua po ashtu nga VAR.

Napoli tani ka 62 pikë, plot 18 pikë më shumë se sa Interi që është i dyti.

Banner

Related posts

Interi mundet në udhëtim nga Bologna

admin

Çairi ftohet në turneun ndërkombëtar në Çeki

admin

Luiza Gega nuk ndalet, rekord të ri kombëtar në “Diamond League”

admin

Leave a Comment