SHQIPËRI

Porti i ri i Durrësit/ Mohamed Alabbar përgjigjet ndryshe në Top Story

Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR në një intervistë ekskluzive nga Dubai për Grida Dumën në Top Story i ka dhënë përgjigje akuzave dhe pretendimeve të opozitës për projektin që do të transformojë portin e Durrësit.

Alabbar mohoi kategorikisht të ketë qenë i favorizuar nga qeveria shqiptare për projektin e tij që do të transformojë portin e Durrësit nga një port mallrash, në një marinë për jahte, godina banimi dhe hotele.

Alabbar: Ata thonë gjëra negative për ne. Unë nuk bëj asnjë koment. Nuk them “jo”, nuk them “po”, nuk u them “e keni gabim”. Janë të lirë të thonë ç’të duan dhe i respektoj. I lë të lirë.

Grida: Ju shtireni sikur i respektoni, sepse…

Alabbar: Jo, jo, i respektoj vërtet, sepse mendoj se njerëzit janë të lirë të thonë ç’të duan. Por nëse ka mundësi, ju lutem, mos gënjeni. Gënjeni pasi të keni informacione të sakta.

Duma: Çfarë gënjeshtrash janë thënë, sipas jush?

Muhamed: Thonë se kam partnerë shqiptarë në këtë projekt, gjë që është e pavërtetë.

Alabbar foli edhe nismën e qeverisë sa i takon amnistisë fiskale, duke mohuar kategorikisht mundësinë që projektet zhvillimore në Shqipëri të shërbejnë si rrugë për pastrimin e parave nga aktivitete të paligjshme.

Alabbar: Do të habitesha, sepse në këtë qytet, në Dubai, kemi 200 kombësi. afrikanë, iranianë, afganë, francezë, gjermanë… Jam i sigurt që situata është kudo e njëjtë. Sistemi bankar, veçanërisht Rezervat Federale, sistemi i SHBA-së… Nëse banka nuhat që po pastroni paratë, të mbyllin llogarinë në dollarë. Dhe nëse të mbyllin llogarinë, je pa bankë. Pra, njerëzit që flasin për pastrim parash… Më vjen shumë keq! Mendoj se ata nuk e kuptojnë realitetin.

Alabar zbuloi në intervistën e tij edhe marrëdhënien me kryeministrin Rama dhe nevojën që gjithë zona e banimit dhe hoteleve në Durrës do të kenë për artistë dhe kuzhinierë.

Alabbar: Apartamentet me pamje nga deti i kemi shitur me 2200 euro për metër katror. E rëndësishme është që unë i pyes njerëzit. “Çfarë mendoni ju?” Ata thonë “çmime të ekuilibruara”. Unë doja të ishin të ekuilibruara. Ne duam të nxjerrim fitimet tona, por duam që edhe kur njerëzit të blejnë, vlera të rritet dhe ata të nxjerrin fitimet e tyre.

Sipas themeluesit dhe pronarit të kompanisë, EMAAR me qendër në Dubai apartamentet e para që po ndërtohen në Durrës kanë nisur të shiten me një vlerë fillestare prej 1650 euro metri katror.


Top Channel

Related posts

Mesazhi për 8 mars/ Ambasadoret e huaja në Shqipëri: Thirrje grave të votojnë më 14 maj

admin

Zelensky shkruan për takimin me Vuçiqin

admin

Çmenduria në Tiranë, “X6”-ta që fluturoi dje te Liqeni drejtohej nga kushëriri i Vis Martinajt

admin

Leave a Comment