AKTUALE

“Të shkosh apo mos të shkosh në teatër?” Të jesh apo mos të jesh spektator? Nga Mimoza Kuchly

Përse shkojmë në teatër?

Pyetje që kritikja e teatrit francez S.C e drejtoi gjatë konferencës në Sorbonë.

Anglezët si shekspirian të devotshëm, për të bërë humor me spektatorin amerikan,  një shekull më parë, tregojnë:” Na ishte një herë një mbesë e cila për ta kënaqur gjyshen e saj  si dhuratë për datëlindjen, e çon të shoh Hamletin. Gjyshja nuk kishte shkuar asnjëherë në teatër. Në fund mbesa e pyet se si iu duk shfaqja: “Oh Zot i madh!Shumë e bukur! Gjithë citime !”

Nga anglo-amerikanët  kthehemi tek francezët të cilët pas revolucionit ndjekur nga shembulli grek, vendosën që teatrot të cilët subvencionoheshin nga shteti, një herë në  javë duhej të jepnin shfaqje falas për popullin, kjo në favor të edukimit të tij.

Teatri thuhet se është njē ndër artet më të vjetra, sa dhe vetë Jezu Krishti kur u shfaq pesë shekuj më vonë, e gjeti gati skenën.

Hera e fundit që kam parë një pjesë teatrale në Tiranë,  ishte ” Përvjetori i datëlindjes”; ndërsa në Francë,  para disa ditësh, ” Mbreti Lir” një Shekspir i modernizuar, shfaqur  në

Komedinë Franceze dhe  direkt në 5 kinema në  gjithë Francën. Kjo shfaqje u paraqit krejtësisht ndryshe nga klasikja që unë njihja,  i sjellë edhe në skenën shqiptare,  disa muaj më parë nga aktori ynë i mirënjohur, mjeshtër i skenës dhe ekranit,  Viktor Zhusti i cili me të drejtë për aktrimin e tij u krahasua me interpretues të shquar të skenave botërore, arsye që më shtyu të ndjek interpretimin e trupës në Paris.

Këtu nuk do të doja të vija në një peshore teatrin  parizian”dhe atë shqiptar, por doja të kthehesha tek pyetja se përse ( duhet të )  shkojmë në teatër, pyetje e cila ka natyrisht përgjigje të ndryshme.

Sa herë që vi në Shqipëri në çdo periudhë të vitit, ndjek kalendarin e shfaqjeve teatrale dhe falë miqve artistë ( faleminderit Luli Bitri , Elia Zaharia, Silvana Braçe ) porosis biletat që më parë.

Natyrisht një nga arsyet për të cilat personalisht, është kasta e aktorëve të cilët na kanë dhënë kënaqësinë me lojën e tyre.

Ajo që më pëlqen është se në shfaqje nuk më ka ndodhur të shkojë vetëm, kur dalja për kafe, shëtitje apo ekspozitë, mund edhe të jetë edhe solo.

Emocione që fillojnë  me përzgjedhjen e garde-robes apo makijazhit , të cilat shoqërohen me ethet e shfaqjes kur përballesh për së ” gjalli” me aktorët e tu më të pëlqyer.

Skena e teatrit është ajo që vesh apo zbulon si aktorin dhe spektatorin nga shtirja apo pasioni, nga profesionalizmi apo amatorizmi,  nga frika apo siguria, e artëdashësi është termometri i pagabueshëm.

Mbarimi i shfaqjes shoqërohet nga takimet me ” personazhet e zhveshur” të cilët duken më në siklet nga përballja me spektatorin pas skenës, përgëzimet dhe fotot, shtrëngimet e duarve, apo përqafimet sikur të dyja palët të njiheshin prej kohësh.

Mbrëmja vazhdon rreth gotës së verës dhe gatimit tradicional, duke ” analizuar”  lojën e profesionistëve në skenë, mesazhet dhe ndjesitë e secilit që ka zgjuar diçka tek vetja.

 

Ajo që të vjen keq është se spektatori kur shkon në teatër, udhëhiqet më tepër nga preferencat e tij ndaj aktorëve, intervistat e tyre nga gazetarë të cilët ende nuk e kanë parë shfaqjen apo lexuar veprën. Por ajo më e trishtueshmja është mungesa e kritikës së mirëfilltë e cila do të bënte që spektatori të udhëhiqej nga një orientim profesional në përzgjedhjen e vet, dhe kjo hyn tek të drejtat e artëdashësit.

Kritikët, analistët, specialistët, gazetarët, nuk munden dot të gjejnë kohën e ndjekjes së një shfaqeje teatrale, pasi preokupimi i tyre gjithmonë e më shumë,  mbeten  emisione apo spectakle të cilët fatkeqësisht nuk nxjerrin në pah vlerat jo vetëm të artit, por as ato kombëtare në edukim të brezave.

” Shkova në teatër për lojën e aktorëve të mi të preferuar”, më thotë një mikesha ime;

“ndërsa unë doja ta kaloja kohën në mënyrë vërtetë të kulturuar”;

” kisha kohë që nuk kisha parë një shfaqje të tillë”;

“pasi më pas do vazhdohet me darkën e organizuar si fundjavë e do bëheshim dhe ne kritikë”,

” teatri është argëtimi ynë familjar”,

” jemi të abonuar në teatër, është udhëtimi im i radhës”, ” kisha nevojë për emocione reale”, etj arsye që i bëjnë miqtë e mi ” të dalin nga shtëpia” e të shkojnë në teatër.

Ah, desha t’ju propozoj dicka; nëse për fundjavë doni t’i dhuroni familjarëve apo miqve tuaj diçka, bileta më e këndshme se dy kafe, është teatri që vë përballë dy profesionistë, ” Profesionisti”- Lluka nën  ” kanatiren e leshit” të aktorit  kryesor Viktor Zhustit e Astrit Hasani,  me regji të regjizorit tashmë të njohur, Leka Bungo e të tjerë aktorë.

 

Po ju përse shkoni në teatër?

 

The post “Të shkosh apo mos të shkosh në teatër?” Të jesh apo mos të jesh spektator? Nga Mimoza Kuchly appeared first on Kreu.

Related posts

Mickovski prezantoi bartësit e listave të VMRO-DPMNE-së, mbetet të caktohet vetëm bartësi në Njësinë numër 5

Gjyla Halili

Bujar Osmani sot viziton Bërvenicën

Gjyla Halili

Pendarovski në takim me pjesëmarrësit në programin për mobilitet rajonal të hetuesve dhe aktivistëve të rinj

Gjyla Halili

Leave a Comment