SHQIPËRI

Ndahen paratë për partitë/ Shumicën e merr PS. Në PD, paratë i merr grupi i Alibeajt

Ndonëse çelësat e selisë vazhdon t’i ketë Sali Berisha, paratë e shtetit do vijojë ti marrë Gazment Bardhi që administron arkën e partisë.

Në llogarinë bankare të Partisë Demokratike, e cila nuk kontrollohet nga Berisha, do kalojnë 100 milionë lekë. Edhe pse forca më e madhe e opozitës nuk ia doli të vinte ne pushtet ajo do të përfitojë para nga fondi financiar që buxheti i shtetit shpërndan për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit .

Fondet vjetore përcaktohen në bazë të numrit të deputetëve dhe votave që ka marrë secila forcë politike në betejën e fundit parlamentare. Shuma në total që përfitojnë partitë politike nga  nga buxheti i shtetit kap shifrën e 345 milion lekeve dhe pjesën e ‘luanit’ do e marrë Partia Socialiste, e cila arriti të siguronte  mbështetjen e nevojshme për të qeverisur e vetme. 74 mandatet  fituara përkthehen në 150 milion lekë për selinë rozë.

Lëvizja Socialiste për Integrim e shndërruar sot në Parti të Lirisë në zgjedhjet e fundit parlamentare zbriti në nivelin e vitit 2009  duke siguruar vetëm 4 mandate, që do thotë më pak para për arkën e partisë, rreth 15 milion lekë.

Krahas 3 partive te mëdha PS, PD dhe PL, para do përfitojnë edhe 9 parti të tjera garuese në zgjedhje, disa prej të cilave edhe pse nuk arritën mandatet e nevojshme për të siguruar një ulëse në Parlamentit siguruan vota të mjaftueshme për të përfituar nga ‘torta’ e parave që ndan buxheti i shtetit.


Top Channel

Related posts

SPAK sekuestron apartamentin e ish-kreut të Bashkisë Lushnjë

Gjyla Halili

Fluturoi me “X6” mbi digën e liqenit, policia shpall në kërkim kushëririn e Vis Martinajt

admin

Një muaj paraburgim për babanë e nxënësit që vrau nëntë persona në Beograd

admin

Leave a Comment