AKTUALE

SYLEJMANI:HYDAJET HYSENI NË DEKLARATËN E PAVARËSISË TË KOSOVËS KA EDHE TRI PIKA PARA NËNSHKRIMIT TË TIJ

Atdhetari, veprimtari, ilegali, ish-i burgosuri shumëvjeçar e luftëtari i madh kombëtar Hydajet Hyseni, në pergamenën e Deklaratës së Pavarësisë të Kosovës, në cilësinë e deputetit ka hedhur edhe Ai firmën(nënshkrimin) e Tij!

Por para nënshkrimit të Tij, tribuni i madh i popullit Sekretari Organizativ i GMLK-së, udhëheqësi i lavdishëm i demonstratave të vitit 1981 Hydajet Hyseni, ka vendosur tri pika dhe një presje!

Çfarë të jenë vallë ato tri pika e ajo presje, që i ka vendosur para emrit të Tij, Hydajt Hyseni i madh e i lavdishëm!

Në ato tri pika unë Ismet Sylejmani shoh dhjetra, qindra e mijëra emra Heronjsh e Dëshmorësh, martir e të masakruar të Kosovës e të Kombit tonë, emra ish-të burgosur politik, emra invalidësh e veteranësh, gurbetqarë e të arratisur patriot, burrash e grash të cilat kanë dhënë gjithëçka për lirinë e pavarësinë e Kosovës nga Serbia pushtuese!

Parasëgjithash ne ato tri pika shoh emrat e udhëheqësve të mëdhenj të luftës për liri, e pavarësi të Republikës të Kosovës, emrin e Adem Demaçit, Metush Krasniqit, Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës, Rexhep Malajt, Afrim Zhitisë, Fadil Vatës, Luan Haradinajt, Fehmi Lladrovcit, Ali Ahmetit, Jonuz Musliut e shumë e shumë të tjerë emra të mëdhenj e të pavdekshëm heronjësh e dëshmorësh, të cilët për 1000 arsye nuk mund të ishin nëshkrues të Deklaratës historike të Pavarësisë së Kosovës!

Faleminderit udhëheqësi i madh i luftës për liri Hydajet Hyseni, që në ato çaste dramatike solemne, nuk ke menduar vetëm për veten Tende, por nuk i ke harruar shokët e bashkëveprimtarët të të gjitha gjeneratave, luftëtarët e komandantët e rënë në betejat e mëdha në luftën kundër Serbisë pushtuese, luftëtarët e tri luftrave çlirimtare!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 17 Shkurt 2023!

Related posts

Ahmeti: Lufta e UÇK ishte e pastër, uroj lirim të shpejtë për çlirimtarët

admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Ziberi: Gabim katastrofal nëse shfuqizohet balanseri i punësimeve

Gjyla Halili

Leave a Comment