SPORT

Sheikët afër blerjes së Manchester United

Nga Franca raportojnë se blerja e mundshme e Manchester United nga investitorët e Katarit, mund të ketë një impakt negativ te PSG.

Një konsorcium me bazë në Katar është gati të prezantojë një ofertë për blerjen e klubit anglez, por që po përballet me një pengesë të mundshme nga rregullat e UEFA-s që ndalojnë një pronar të kontrollojë disa skuadra, teksa Qatar Sports Investments zotëron PSG.

Gjithsesi, mediat raportuan se UEFA nuk do të bllokojë një ofertë nga Katari për skuadrën e kuqe nga Manchesteri, pasi kjo do të vijë nga një entitet i ndryshëm nga Qatar Sports Investment, çka e bën atë formalisht të rregullt.

Burime nga UEFA bënë të ditur se nuk do të kenë ndonjë problem me propozimin nga Katari, i cili pritet të prezantohet para orës 10 të mbrëmjes së të premtes, që është vendosur si afati i skadimit të pranimit të ofertave nga banka që po menaxhon shitjen e Manchester United.

Banner

Related posts

Sot nis java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll

admin

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi shënon gol nga rreth 30 metra

admin

Kurti: Qiro Bllazheviq, emër i shënuar në periudhën e gjeneratës së artë të KF Prishtina

admin

Leave a Comment