AKTUALE

15-vjetori i Ditës së Pavarësisë së Kosovës “pushton” Time Square

Banner

Për nder të 15 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, kompania shqiptaro-amerikane Tafingo ka vendosur billboard në një nga ekranet gjigande në Times Square New York.

 

Mesazhi i billboardit në ekranin gjigant në Times Square, mbart falenderime ndaj ShBA-së për ndihmën e saj për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës! Billboardi në vijim vazhdon me disa fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari dhe emblemës së UÇK-së.

 

Në një prononcim për media, pronarët e kompanisë Tafingo, Atdhe dhe Dren Deva theksuan se është tashmë traditë e kompanisë së tyre për 3 vite me rradhë promovimi i shtetit të Republikës së Kosovës pikërisht në Ditën e Pavarësisë në billboarde (ekrane të mëdha) të ndryshme nëpër Amerikë dhe këtë gjë e bëjnë me kënaqësinë më të madhe. Vlen të theksohet që mesazhi kryesor është falenderimi për Amerikën që ndihmoi Kosovën për të arritur Ditën e Pavarësisë.

Banner

Related posts

“One Stop” edhe në Tabanoc

Gjyla Halili

Grubi: Fjala e kryetarit Ahmeti është e fundit për mua

admin

Deputeti Bexheti me përgjigje të ashpër ndaj pushtetit: As qerpiku nuk na lëviz, e jo më përcaktimi ynë

Gjyla Halili

Leave a Comment