SPORT

Ukrainasi Mudryk në rrjetet sociale: Jam luftëtar që në fund i fitoj të gjitha betejat…

Banner

Futbollisti i Kombëtares së Ukrainës, Mikhailo Mudryk mbrëmë pësoi një disfatë me Chelsean në UEFA Champions League ndaj Borussia Dortmundit në ‘Iduna Park’.

Sot gjatë ditës futbollisti ukrainas ka bërë një postim interesant në rrjetet sociale.

Ai shkruan se është një luftëtar që s’i pëlqen aspak disfata dhe që në fund i fiton të gjitha betejat.

“Jam këtu për të ju treguar se si është një ukrainas. Një luftëtar. Një luftëtar që dëshiron sfidat. Një luftëtar i lindur për t’i sfiduar. Asgjë nuk e fikson një njeri që vendos gjithçka brenda vijave, si një fitues. Një luftëtar që gjatë rrugës humbet beteja, por që në fund e fiton luftën”, shkruhet në postimin e lojtari.

Mudryk te Blutë e Londrës u transferua nga gjiganti ukrainas, Shakhtar për 80 milionë euro. Deri tani ka zhvilluar katër paraqitje me Chelsean, por pa ndonjë gol apo asist.

Banner

Related posts

Sedloski: Nuk dorëzohem, shkojmë në finale

admin

Aston Villa kërkon transferimin e Asensio

admin

Ishte ndër lojtarët më premtues në botë, sot u prezantua tek skuadra që lufton për mbijetesë

admin

Leave a Comment