SHQIPËRI

Shkuli mikrofonin e foltores dhe i ra bilbilit, Edmond Spaho përjashtohet nga Kuvendi

Deputeti Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca plenare për shkak të kaosit të shkaktuar në foltore duke shkulur mikrofonin dhe duke i rënë vazhdimisht bilbilit.

Drejtuesja e seancës plenare, Ermonela Felaj tha se pas dhënies së masës së vërejtjes ndaj deputetit, ka vendosur përjashtimin e tij nga seanca si dhe heqjen e ditës së punës.

“Deputeti Edmond Spaho, pasi i është dhënë dhe masa e vërejtjes dhe vazhdon ta mbajë të zaptuar foltoren e Kuvendit, vendos përjashtimin e tij nga kjo seancë. Kjo masë do të shoqërohet me sanksion financiar të barabartë me ndalimin e pagës së deputetit për këtë ditë. Po ju paralajmëroj që do t’ju përsëris të njëjtat masa. Sjellja juaj është përsëritëse. Mendohuni mirë për dënimin që do t’ju rezultojë në finale”- tha Felaj.

Ndërkohë që seanca vazhdon, Spaho ndodhet ende në Kuvend dhe vazhdon t’i bjerë bilbilit në shenjë proteste duke shkaktuar zhurmë.


Top Channel

Banner

Related posts

E pazakontë: Ambasada ruse në Shkup feston fitoren kundër Ukrainës, pjesë e festës diplomatë serbë e kinezë

admin

Kryeministrja daneze në zyrën e Ramës, komenton pikturat në mur dhe lë kujtimin e saj në bllok

admin

Mbi 800 orë shtrirë, 23 vjeçarja thyen rekordet e konkursit të dembelizmit në Malin e Zi

admin

Leave a Comment