AKTUALE

Çarje traseje dhe rrëshkitje/ Sërish probleme në “Rrugën e Arbrit”, qytetarët: SPAK duhet të veprojë!

Gjendja e rrugës së Arbrit në hyrje të tunelit të Murrizit nga ana e fshatit Bastar Murriz nuk është aspak optimale.

Çarja e tokës dhe ulja e trasesë nuk ka ardhur nga ndonjë fenomen natyror siç janë tërmetet, por sipas specialistëve si rezultat i mosbërjes siç duhet të nënshtresave të rrugës që nga hapja e saj.

Deformimi i kësaj pjese rruge është kthyer në burim aksidentesh për qindra automjete që kalojnë çdo ditë në drejtim të Tiranës apo Qarkut Dibër.

Gazetari Enver Doçi raporton se drejtuesit e mjeteve thonë se rreziku është shumë i madh për shkak se mungon edhe sinjalistika paralajmëruese.

Sipas tyre, firma jo vetëm që nuk është kujdesur për ta riparuar këtë deformim, por as të vendosë tabela që drejtuesit e mjeteve që lëvizin për herë të parë të informohen për rrezikun që i pret.

Për shkak të kostos së madhe financiare që ka marrë kjo rrugë, drejtuesit e mjeteve shprehen se duhet të veprojë drejtësia për të kërkuar llogari deri në këtë fazë të punimeve.

“Më mirë ta bllokojnë rrugën sepse është e pakalueshme sesa të mashtrosh popullin e të shkatërrojnë makinat. Miliona janë harxhuar dhe kush e di sa do të harxhohen. Drejtësia duhet të veprojë por SPAK është i komandueshëm nga qeveria. Drejtësia duhet të veprojë sepse është e vonuar se ikin miliona euro, siç thonë, duhet të ndërhyhet për ta parë ku kanë shkuar kaq shpenzime dhe rruga është e papërfunduar”, ka deklaruar një nga qytetarët.

 

Ky nuk është problemi i vetëm i rrugës së Arbrit pasi deformime të tilla aksi ka edhe në vende të tjera, sidomos në Xibër të Klosit.

Related posts

Mërgata në Zvicër po Mobilizohet per 2 nentorin  për zgjedhjet  – Pa Parti, Vetëm për Kërçovën

Gjyla Halili

BDI: Beteja e brendshme në VMRO-DPMNE në kurriz të qytetarëve dhe vendit

admin

Izet Mexhiti: BDI le të përgatitet për të qenë edhe gjatë kohë në opozitë

Gjyla Halili

Leave a Comment