AKTUALE

Kovaçevski: Për pesë vite janë ndërtuar 76 kopshte për fëmijë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Masimiliano Paoluçi, morën pjesë në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë “Sonce” në vendbanimin Vollkovë, Komuna Gjorçe Petrov.

Me ndërtimin e këtij objekti, banorët e Vollkovës për herë të parë po bëhen me kopsht për fëmijë, me të cilin zgjidhet problemi e tyre prej disa dekadash.

Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski:

“Më vjen mirë që këtu me ne ka edhe përfaqësues të Kuvendit, por këtu e shoh edhe ish-kryetarin e komunës, Naumoski, me të cilin filloi ndërtimi i këtij kopshti për fëmijë dhe më vjen mirë që kryetari aktual Stojkoski e vazhdoi, sepse zhvillimi as nuk fillon as nuk përfundon me një person, përkundrazi është një proces i vazhdueshëm.

Sot, këtu në Vollkovë të Shkupit, jemi për më të vegjlit dhe më të dashurit dhe për një lajm të mirë jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit – Vollkova për herë të parë po bëhet me kopsht për fëmijë!

Ndërtuam një objekt tjetër, një kopsht tjetër, i cili besoj se do të sjellë buzëqeshjen e shumë fëmijëve. Me kopshtin e ri për fëmijë “Sonce” po zgjidhim një problem shumëdekador për qytetarët e kësaj pjese të qytetit.

Kopshti për fëmijë në Vollkovë është ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore dhe ka kapacitet për t’u kujdesur për 150 fëmijë.

Kam pasur nderin të lëshoj në përdorim disa kopshte për fëmijë të mbështetura nga fondet e Bankës Botërore dhe në çdo hapje shkoj dhe them se ky është kopshti më i bukur që kam parë ndonjëherë, por ky me formën e tij, me mënyrën se si është ndërtuar, është ndërtuar me të vërtetë në mënyrën më bashkëkohore.

Mendoj se nëse shkon në ndonjë vend të Evropës Perëndimore, atëherë rrallë do të gjesh një objekt kaq të bukur dhe cilësor të bërë kudo.

Vlera e përgjithshme e vetëm këtij objekti, përfshirë pajisjet, është afër 1.7 milionë euro, mjete të siguruara përmes Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe me mbështetjen e Komunës së Gjorçe Petrovit.

Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj për mbështetjen partnerët tanë, Bankën Botërore, e cila na ndihmoi në ndërtimin e një objekti tjetër të ri arsimor për nevojat e bashkëqytetarëve tanë.

Kujdesi për fëmijët tanë është prioriteti ynë kryesor. Ne sigurojmë vazhdimësi në plan duke ndërtuar kopshte të reja apo duke përmirësuar ato ekzistueset.

Vitin e kaluar e kemi përmbyllur me realizimin e kopshteve të reja për fëmijë dhe mbindetërtimin e kopshteve të reja në 10 komuna edhe atë në Strumicë, Gostivar, Berovë, Demir Kapi, Kriva Pallankë, Vallandovë, si dhe në Sopisht, Gjorçe Petrov, Aerodrom dhe lagjen Draçevë.

Nga viti 2017 e deri më sot kemi hapur 75 kopshte për fëmijë me përfshirje prej 5500 fëmijësh dhe bashkë me këtë kopsht të ri po e rrumbullakojmë atë numër në gjithsej 76 me të cilat do të kujdesen 5650 fëmijë.

Planet tona u bënë realitet duke rritur kapacitetin e kopshteve vitin e kaluar me mbi 1000 fëmijë nga i gjithë vendi dhe për këtë vit po planifikojmë ndërtimin, zgjerimin apo përshtatjen e mbi 20 kopshteve shtesë në vend.

Nuk kemi harruar të përfshirët në procesin arsimor, edukatoret, mësuese kujdestare. Nga viti 2017 e deri më tani, ofruesit e shërbimeve, edukatoret dhe mësuese kujdestare në kopshte kanë marrë rreth 36% pagë më të lartë.

Me harmonizimin në mars, kjo përqindje do të arrijë diçka midis një rritjeje totale kumulative prej 45-50% për 5 vitet e fundit.

Ndërsa, nga ana tjetër, stafi teknik, në përputhje me Ligjin për pagë minimale, është rritur nga 15.200 denarë në 18.000 denarë. Me rritjen e re ligjore që do të bëhet në muajin mars dhe që presim të rritet për rreth 2.500 denarë, paga minimale do të arrijë në 20.500 denarë.

Kjo shkakton rritje lineare të pagave për rreth 2500 denarë, për të gjithë të punësuarit në institucionet publike për edukim dhe arsim parashkollor.

I kemi ndihmuar edhe vetë kopshtet, të cilat përpos që janë planifikuar të ndërtohen sipas parimit të efikasitetit energjetike, i ndihmojmë edhe përmes masave për subvencionimin e energjisë elektrike, duke ulur kështu harxhimet e tyre.

Kujdesi për shoqërinë dhe shtetin fillon këtu, nga individët më të vegjël të shoqërisë. Çdo fëmijë duhet të ketë mundësinë të shkojë në kopsht, sepse është vendi ku fëmijët zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre që nga periudha më e hershme dhe përgatiten për t’iu bashkuar sistemit arsimor.

Ndërtimi i kopshteve të reja nënkupton edhe një mundësi për prindërit e tyre, mbi të gjitha për nënat, që të kenë më shumë kohë për zhvillimin dhe angazhimin e tyre personal dhe profesional.

Është detyra dhe obligimi ynë si Qeveri që t’ia garantojmë këtë të drejtë çdo fëmije. Prandaj fokusi ynë në periudhën e ardhshme mbetet ndërtimi i kopshteve, në mënyrë të barabartë në të gjitha qytetet dhe vendet ku ka nevojë për kujdesin e fëmijëve.

Në fund dua t’u uroj një atmosferë të suksesshme pune edukatoreve, dhe mësueseve kujdestare dhe fëmijëve shumë ditë të bukura të kaluara në të qeshura, lojëra dhe miqësi dhe që të ketë sa më shumë fëmijë në Volkovë, në Gjorçe Petrov. të rriten dhe të shkollohen në këtë kopsht dhe shpresoj në shumë kopshte të tjera në Gjorçe Petrov dhe Vollkovë.

 

Related posts

FEDERATA VATRA URON DONALD J. TRUMP DHE JD VANCE PËR FITOREN NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË SHBA

Gjyla Halili

Arsovska inspektoi trajnimin dhe vënien në funksion të fabrikës së dytë për kompostim efikas të mbeturinave organike

Gjyla Halili

Dhuna e policisë malazeze ndaj Petraq Milos, Rama: Raste që ndodhin! “Patriotët” presin flakën e nacionalizmit dhe të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike

admin

Leave a Comment