SPORT

Hazard – Real Madrid, takim përcaktues për të ardhmen e belgut

Eden Hazard me shumë mundësi do të largohet nga Real Madrid, pasi sulmuesi belg në asnjë moment nuk i arriti pritshmëritë.

Sulmuesi anësor ka tre vjet e gjysmë që është pjesë e madrilenëve kur iu bashkua nga Chelsea për 115 milionë euro, por ai ka dëshpëruar të gjithë me paraqitjet e tij.

33-vjeçari ka zhvilluar në total vetëm 73 ndeshje me Realin ku ka realizuar shtatë gola e 11 asistime.

The Athletic ka raportuar se ka një takim këtë muaj mes sulmuesit belg dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

MADRID, SPAIN – FEBRUARY 06: Eden Hazard of Real Madrid CF reacts during the LaLiga Santander match between Real Madrid CF and Granada CF at Estadio Santiago Bernabeu on February 06, 2022 in Madrid, Spain. (Photo by Diego Souto/Quality Sport Images/Getty Images)

“Ka një takim të planifikuar këtë muaj mes Perez dhe Hazard, ku mund të jetë një marrëveshje mes klubit dhe lojtarit për të shkëputur kontratën në fund të sezonit”, thuhet në shkrimin e mediumit anglez.

Hazard ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2024, por largimi i tij nga “Santiago Bernabeu” pritet gjatë afatit kalimtar veror.

E ardhmja e sulmuesit belg pritet të jetë në MLS, ku shumë klube kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Banner

Related posts

Kaos para ndeshjes Liverpool – Real Madrid: Tifozët anglezë i bën “pritje të ngrohtë” madrilenëve

admin

Të shtëna me armë dhe mesazh për Messin në marektin që menaxhohet nga gruaja e tij

admin

Reprezentuesja italiane e Shqipërisë dëmtohet rëndë në stërvitje

admin

Leave a Comment