Teksa në Kuvend u njoftua se mocioni me debat me Edi Ramën do të mbahet më dy mars, Sali Berisha njoftoi se nëse do të mungojë në seancë, bashkë me protestuesit do shkojnë në Surrel.
Berisha tha se gjithçka do të jetë paqësore dhe 13 pyetjet do ia drejtoje në Surrel nëse nuk vjen në Kuvend.
“Tani, le të betohemi këtu, në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë, po nuk u bë mocioni me debat në parlament, do bëhet në Surrel. Paqësor, urtë e butë! Por simboli, shpella e të keqes është Surreli. Ai nuk pranon të vijë këtu, ndaj ne do shkojmë aty ku struket ai. Paqësisht do ia numërojmë të gjitha këto të mocionit. Surreli do jetë objekt i revolucionit paqësor. Shkojmë aty karshi dhe i themi: kemi 13 pyetje o sulltan. Revolucioni nuk ndalet, por të jeni të sigurt që do fitojmë!”, tha Berisha.
Top Channel