FBI ka kontrolluar Universitetin e Delauerit javët e fundit lidhur me dokumente të klasifikuara si pjesë e hetimit të saj mbi keqpërdorimin e mundshëm të të dhënave të ndjeshme qeveritare nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Kërkimi, i raportuar së pari nga CNN, u konfirmua për The Associated Press nga një person i njohur me çështjen, i cili nuk ishte i autorizuar për ta diskutuar atë publikisht dhe foli në kushte anonimiteti. Personi nuk tha nëse është gjetur ndonjë gjë.
Një avokat i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë po heton se si dokumentet e klasifikuara nga koha e Biden si zëvendëspresident përfunduan në shtëpinë dhe ish- zyrën e tij dhe nëse kjo ndodhi ishte e paqëllimshme apo përfshinte qëllime kriminale.
Biden nuk e ka penguar punën e FBI-së dhe kontrollimin e shumë pronave të tij pasi avokatët personal gjetën shumë dokumente me shënja të klasfikuara në ish-zyrën e presidentit në Uashington, raporton AP.
Universiteti është “Alma mater” i Bidenit. Në vitin 2011, Biden dhuroi të dhënat e tij nga 36 vitet e shërbimit në Senatin Amerikan në shkollë. Dokumentet mbërritën më 6 qershor 2012, sipas universitetit, i cili nxorri fotografi të kutive të numëruara që shkarkoheshin së bashku me balonat blu dhe të arta.
Sipas këtyre kushteve, të dhënat do të mbeten të vulosura deri dy vjet pasi ai të tërhiqet nga jeta publike.
Të dhënat e Senatit të Bidenit nuk do të mbulohen nga akti i regjistrimeve presidenciale.
Shtëpia e Bardhë iu referua pyetjeve të Departamentit të Drejtësisë, i cili nuk pranoi të komentonte. Universiteti i Delaware gjithashtu referoj pyetje në Departamentin e Drejtësisë.
Universiteti është njësia e katërt e njohur që kontrollohet nga FBI pas inspektimeve të ish-zyrën në Qendrën Penn Biden në Uashington, ku regjistrimet me shenja të klasifikuara u gjetën fillimisht në një dollap të mbyllur nga avokatët personalë të Bidenit në nëntor, dhe së fundmi në shtëpitë e tij në Delaware në Wilmington dhe Plazhi Rehoboth.
Këto kontrolle u bënë të gjitha vullnetarisht dhe me pëlqimin e ekipit ligjor të Bidenit
FBI mori gjashtë objekte që përmbanin dokumente me shenja të klasifikuara gjatë kontrollit të saj në shtëpinë Wilmington, ka thënë avokati personal i Bidenit. Agjentët nuk gjetën dokumente të klasifikuara në pronën e Plazhit Rehoboth, por morën disa shënime të shkruara me dorë dhe materiale të tjera lidhur me kohën e Bidenit si zëvendëspresident.
Departamenti i Drejtësisë po heton edhe ish-presidenti Donald Trump për rreth 300 dokumente të shënuara si të klasifikuara në pasurinë e tij në Florida, Mar-a-Lago.
Në gushtin që lam pas, FBI-ja kreu kërkimi në shtëpinë e Donald Trump përkundër rezistencës së tij dhe përfaqësuesve të tij që këto dokumente t’i kthehen Qeverisë.
FBI gjithashtu kontrolloi shtëpinë e Indianas të ish-nënpresidentit Mike Pence javën e kaluar pasi avokatët e tij u paraqitën për të thënë se kishin gjetur një numër të vogël dokumentesh me shenja sekrete.
Një këshilltar i Pence tha se gjatë atij kërkimi u gjet një dokument shtesë me shenja të klasifikuara.