AKTUALE

Kosova 15 vjet shtet, Presidenti Begaj: Lidhja vëllazërore e Shqipërisë me Kosovën është e natyrshme, jemi një komb i ndarë në dy shtete

Kosova 15 vjet shtet. Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Skënder Durmishi në aktivitetin e organizuar në Ambasada e Kosovës në Tiranë, me rastin e 15 vjetorit të shtetit të pavarur të Kosovës është shprehur se tashmë nuk ka asnjë pengesë mes dy vendeve.

 

“Kemi rreth 180 marrëveshje ndërshtetërore, të gjitha fushat e bashkëpunimit janë të mbuluara me infrastrukturë dhe tashmë nuk ka asnjë pengesë. Në politikën e jashtme të dy vendet ndjekin parime identike. Jemi mirë kur është mirë Shqipëria. Për ne është mik kushdo që e lartëson emrin e Shqipërisë”, tha Durmishi.

 

I pranishëm në këtë aktivitet, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj tha se Kosova ka dëshmuar se është faktor stabiliteti për paqe,.

 

“15 vite Kosovë e pavarur, përmbushje e amanetit të Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit. Republika e Kosovës një shtet sovran dhe i pavarur ka demonstruar pjekurinë e saj. I demonstroi botës dhe ishte dhe do të jetë faktor stabiliteti për paqen. Ne jemi një komb i ndarë në dy shtete, humbjet dhe fitoret i kemi të përbashkëta. Do të intensifikojmë përpjekjet për njohje të mëtejshme të pavarësisë.”, tha Begaj.

 

Related posts

Lladrovci falënderon donatorët dhe uron 70 fermerët përfitues të mbjellëseve të misrit

admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Arjanit Hoxha: Koalicioni “VLEN” nuk ka kauzë politike!

Gjyla Halili

Leave a Comment