BOTA

Berlusconi shpallet i pafajshëm në gjyqin për festat e tij “Bunga Bunga”

Banner

Ish-kryeministri italian dhe drejtuesi i Partisë “Forza Italia”, Silvio Berlusconi është shpallur i pafajshëm në rastin ku dyshohet se ka korruptuar dëshmitarë për të heshtur lidhur me festat e njohura si “Bunga Bunga”.

Gjykata në qytetin Siena ka shpallur vendimin për 85-vjeçarin Berlusconi, i cili u gjykua në çështjen e njohur në publik si “Ruby Sweat”.

Berlusconi u shpall i pafajshëm nga akuzat se pagoi pianistin, Danilo Mariani dhe të tjerë për mos informimin e organeve të drejtësisë për përmbajtjen e ahengjeve që ai zhvilloi në shtëpinë e tij në vitin 2010.

Pala mbrojtëse argumentoi se pagesat e bëra ndaj Marianit i detyroheshin atij për punën e bërë. Ndërsa gjykata ka dhënë edhe aktgjykim lirues me arsyetimin se pretendimet e rastit nuk janë realizuar.

Avokati i Berlusconit, Federico Cecconi tha se klienti i tij ishte i kënaqur me rezultatin pas vendimit.

Në shtyp u pasqyruan pretendimet se Berlusconi kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajza të mitura për para në festat e “Bunga Bunga” që organizoi në vilën e tij në Arcore në vitin 2010, kur ishte kryeministër.

Berlusconi, i cili ka shërbyer si kryeministri më jetëgjatë në Itali në 30 vitet e fundit, vazhdon të udhëheqë partinë e tij pavarësisht moshës së tij të shtyer, transmeton Anadolu Agency.

Ai vitin e kaluar u infektua me COVID-19 dhe më pas u detyrua të bënte kontrolla herë pas here në spital për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga virusi.

Banner

Related posts

Polici i përplasi për vdekje të birin 17 vjeç, shteti i kërkon nënës 183 euro për pastrimin e gjakut në rrugë

admin

ShBA: 10 miliardë dollarë ndihma dhe mjete luftarake për Ukrainën

admin

​Zjarr në shtëpinë e të moshurave në Parma të Italisë/ Një i vdekur, 11 të plagosur

admin

Leave a Comment