AKTUALE

Zëvendës ministri Rexhepi mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Sfidat me strehimin në Maqedoninë e Veriut, përmes prizmit të institucioneve”

Sot, zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Sfidat me strehimin në Maqedoninë e Veriut, përmes prizmit të institucioneve” e organizuar nga Organizata për strehim dhe e banuesve, së bashku me përfaqësues të institucioneve dhe partnerë përkatës, për të ngritur rëndësinë e banimit në Maqedoninë e Veriut dhe për të inicuar një strategji të re për banim.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve mbështet pa kushte çdo iniciativë që ka për qëllim përmirësimin dhe zhvillimin e banimit në Maqedoninë e Veriut. Pikërisht për këtë, sot me prezencën tonë i japim rëndësi promovimit të këtij botimi nën titullin “Strehimi social” tha zëvendës ministri Rexhepi.

Si një nga aktivitetet më të rëndësishme, në lidhje me sigurimin e banesave sociale, është ndërtimi dhe shpërndarja e apartamenteve sociale, të cilat në dekadën e fundit u janë shpërndarë vazhdimisht grupeve të rrezikuara. Në diskutimin e sotëm mund të flitet për përmirësimin e kritereve dhe mënyrës së shpërndarjes, pas së cilës do të jetë shumë më e qartë se si dhe në çfarë mënyre shpërndahen këto apartamente.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është duke përgatitur edhe amendamentin e Ligjit për Banim, në drejtim të përmirësimit dhe harmonizimit të tij me legjislacionin tjetër, dhe sinqerisht shpresojmë që këto ndryshime të përfshijnë sugjerimet që duhet të vijnë si zgjidhje nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale theksoi ne fjalimin e tijë zëvendës ministri Rexhepi.

Related posts

VLEN: Sela dhe Lloga kanë kohë deri të shtunën të ndërrojnë mendje!

Gjyla Halili

Mot me diell me temperatura deri 25 gradë

Gjyla Halili

Palestina mund të bëhet shtet anëtar me të drejta të plota në OKB gjatë këtij muaji

Gjyla Halili

Leave a Comment