BOTA

Përmbytet varka me refugjatë në Libi: Të paktën 73 emigrantë të vdekur

Të paktën 73 emigrantë janë zhdukur në brigjet e Libisë, pasi varka e tyre u përmbyt.

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), ku pretendon se të gjithë mund të kenë humbur jetën.

Deri më tani kanë mbijetuar vetëm 7 emigrantë, ndërsa janë nxjerrë të pajetë 11 trupa.

Libia është shndërruar në një pikë nisje për ata që përpiqen të arrijnë në Evropë. Sipas raportimeve, vetëm për këtë vit kanë humbur jetën 130 emigrantë, në përpjekje për të shkuar drejt vendeve të BE.

IOM deklaro se më shumë se 1450 refugjatë kanë humbur jetën përgjatë vitit të kaluar. /BBC

Banner

Related posts

Qentë sërfistë, zhvillohet kampionati në Kaliforni

admin

Disa mjekë në Rumani po akuzohen për ripërdorimin e implanteve të nxjerra nga pacientët e vdekur

admin

Rusia thotë se ka penguar dy dronë amerikanë afër Krimesë

admin

Leave a Comment