Sot luhen dy sfidat e radhës në Ligën e Kampionëve, por, në fakt vëmendjen e merr sfida e mbetur e Premier League, ajo mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.
Një ndeshje jo si të gjitha të tjerat, pasi kjo përballje mund të vendosë pothuajse edhe fituesin e kësaj lige, ku të dyja skuadrat janë kokë më kokë për të ngritur trofeun.
Arsenal ndodhet në vendin e parë aktualisht, me një ndeshje më pak se Manchester City, të cilën do ta luajë sot në orën 20:30 në Emirates Stadium. “Topçinjtë” e Artetas ndodhen në krye të tabelës me 51 pikë dhe dy ndeshjet e fundit në Premier League nuk kanë rezultuar ashtu siç pritej për ta, pasi kanë marrë vetëm 1 pikë në dy sfidat.
Nga ana tjetër, Manchester City ndodhet në vendin e dytë me 48 pikë dhe në 5 ndeshjet e fundit, skuadra e Pep Guardiolës ka marrë dy humbje dhe tri fitore.
Kjo përplasje pritet të jetë e jashtëzakonshme, një ndeshje lufte për titullin e Premier League.
Formacionet e mundshme: