SPORT

Më në fund caktohet data e meçit Fury – Usyk

Meçi i shumëpritur ndërmjet Tyson Fury e Oleksandr Usyk me shumë gjasë do të ndodhë së shpejti. Promotori i njohur i boksit Frank Warren u shpreh se marrëveshja mes tyre është shumë pranë finalizimit. Ai konfirmoi gjithashtu se dueli mes dy kampionëve të botës do të zhvillohet më 29 prill.

Të dy boksierët janë të pamposhtur dhe kjo sfidë do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

“Ne jemi shumë, shumë afër realizimit të kësaj sfide. Njerëzit e Usyk do të vijnë nesër dhe unë shpresoj të marr disa lajme të mira për të gjithë. Jemi shumë afër realizimit të kësaj sfide,” tha promotori Frank Warren për   talkSPORT”.

Ai është njëkohësisht edhe menaxheri i Tyson Fury.

Warren është personi që po kryen negociatat e përballjes mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury. “Sot do të takohemi. Alex Krassyuk, menaxheri i Usyk dhe promovuesit e tij po vijnë në Londër. Unë shpresoj se ne mund ta mbyllim marrëveshjen”, tha Warren.

“Ne synojmë që duelin ta zhvillojmë në Arabi, nëse jo, atëherë sfida do të organizohet në “Wembley”, ku shifrat janë ato që janë. Në këtë stadium ne i thyem rekordet e arkëtimit herën e fundit me duelin që Fury zhvilloi ndaj Dillian prillin e kaluar. Kjo do të thotë që sfida Fury-Usyk do ta thyejë atë rekord”, tha Warren.

Related posts

Berlusconi befason me zgjedhjen për futbollistin më të mirë në historinë e Milanit

admin

Është padyshim një humbje“, trajneri i Çekisë i trishtuar: Është një turp, lojtarët ishin të gjithë me kokën ulur

admin

KB Trepça njofton se nesër dalin në shitje biletat për finalen e parë

admin

Leave a Comment