AKTUALE

Në Parlament vazhdon debati për rikonstruimin e Qeverisë

Në Parlament sot në mesditë duhet të vazhdojë debati për rikonstruimin e Qeverisë, me çka në koalicionin qeveritar hyn Aleanca për shqiptarët, e cila ka tetë deputetë, ndërsa del Aletrnativa dhe Lidhja demokratike. Deputetët nga pushteti në debatin në mbledhjen e djeshme kuvendore për shkarkim të ministrave nga Alternativa me fokus në rezultatet e arritura dhe rrugën evropiane të vendit, duke i hedhur poshtë tensionet e opozitës dhe kërkesat për zgjehdje. Deputetët nga VMRO-DPMNE, ndërkaq, me kërkesa të përsëritura për zgjedhje dhe akuza për korrupsion dhe krim dhe bisedime “pazar 3” për koalicionin e ri me Aleancën për Shqiptarët. Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, vendimi për dalje nga pushteti i Lidhjes Demokratike nuk paraqet kurfarë çrregullimi të stabilitetit të shumicës qeveritare, duke shtuar se është hapur mundësia për bashkëpunim me parti dhe deputetë të cilët janë për vazhdim të rrugës evropiane të vendit.

Deputetët dje dhe në pjesën e pasdites të vazhdimit të mbledhjes së 104-t të Kuvendit vazhduan me debatin për Propozimin për shkarkim të ministrave dhe zëvendësministrave nga Alternativa, përkatësisht për shkarkim të minitrit të Shëndetësisë, Bekim Sali.

Tani për tani është e paqartë deri kur do të zgjasë mbledhja për rikonstruim të Qeverisë, për shkak se sipas Rregullores së Kuvendit, për shkarkim të ministrave parashihet mbledhje për të cilën koha e diskutimit nuk është e kufizuar.

Related posts

ANIDA TAXHEDIN BEQIRI Mbrojti me sukses titullin hafize e Kuranit Fisnik

Gjyla Halili

Filloi ndërtimi i autostradës Tetovë- Gostivar, Taravari: Investim strategjik për Pollogun

Gjyla Halili

Deputeti Bexheti godet VLEN-in: Çdo ditë po e hani turpin me bukë!

Gjyla Halili

Leave a Comment