BOTA

Policia gjermane zbulon një vrasje pas 35 vjetësh

Banner

Plot 35 vjet u desh të kalonin për t’i rënë në gjurmë një vrasje. Dhe kjo falë një emisioni televiziv të njohur si “Achtenzeichen XY”.

Në vitin 1988-të ishte vrarë 24 vjeçarja, Petra Nohl. Me këtë rast nga policia e Kolnit është arrestuar një 56-vjeçar, si i dyshuar për rastin “Cold Case” apo “Çështja e ftohtë”.

Burri dyshohet se ka vrarë një vajzë gjatë festimit të karnavaleve në Altstadt.

Ky rezultat erdhi vetëm disa javë pasi u transmetua në një emision televiziv që trajtonte çështje të pazgjidhura në Gjermani të quajtur “Rasti i pazgjidhur numër XY”.

Hetuesit e gjurmuan të dyshuarin falë një raporti dëshmitar gjatë një shfaqjeje krimi dhe çështja u rihap në vitin 2022, pasi hetuesit specialë në Njësinë e “Rastit të Ftohtë” të Krimeve të Mëdha të policisë së shtetit kryen analiza të reja të ADN-së dhe filluan të kërkonin informacion, shkruajnë mediat gjermane.

Kjo bëri që të hetohen sërish rrethanat e vrasjes së 24-vjeçares Petra Nohl në emisionin televiziv.

“Një kombinim i analizës së ADN-së të kryer nga puna hetimore e Departamentit të Policisë Kriminale të Kolnit dhe informacioneve të siguruara pas shfaqjes çuan në trajtimin e 56-vjeçarit si i dyshuar”, ka thënë policia gjermane.

Emisioni i krimit “Aktenzeichen XY” transmetohet një herë në muaj në shërbimin publik ZDF, dhe shfaqet që nga viti 1967.

Banner

Related posts

Ndodh çudia në Francë! Klienti italian kërcënohet nga kamarieri pasi i la vetëm 500 euro bakshish

admin

Apartamenti përfshihet nga flakët në Vietnam! 56 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

admin

SHBA-të dhurojnë 100 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë

admin

Leave a Comment