AKTUALE

Në Zagreb filloi java e Kosovës në prag të 15. vjetorit të Pavarësisë!

Në Zagreb filloi java e Kosovës me interpretimin e artistit të madh Mirush Kabashit si dhe pianistës së mirënjohur Dhurata Lazo.
Me monolog nga lutjet e Nënë Terezes, recital të Patër Gjergj Fishtes, Patër Vinçens Prennushit dhe A.Z. Çajupit, Mirush Kabashi e fascinoi publikun në Zagreb dhe komunitetin tonë në vigjile të 15 vjetorit te Pavarësisë së Kosovës.
Në organizimin e Shoqates së Grave Shqiptare Drita të udhëhequr nga znj. Dorotea Kerni, nën perkujdesjen e deputetes shqiptare Ermina Lekaj Perlaskaj.
Në këtë natë artistike moren pjesë ambasadori i Kosoves Dr. Martin Berishaj, i Shqiperisë z. Riza Poda dhe i Maqedonisë Veriore z. Milaim Fetai, si dhe komuniteti shqiptarë nga Kroacia.
Me tingujt e Çesk Zadejes, Mozartit dhe Schopenit, pianistja Dhurata Lazo i dha dimension të vlefshëm artistik kësaj nate shqiptare në Zagreb.

Banner

Related posts

BDI fton partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë, për zgjedhje të parakohshme

Gjyla Halili

Ali Ahmeti thirrje për unitet: Të bashkohemi në mbrojtje të “Marrëveshjes së Ohrit”

Gjyla Halili

Lladrovci pret në takim ish ministrin Armend Mehaj me investitorë

Gjyla Halili

Leave a Comment