AKTUALE

Fillon rikonstruksioni i 5 shkollave fillore, investimet e vazhdueshme në infrastrukturën arsimore

Fillimi i ndërtimit të objektit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe vazhdimi i punimeve ndërtimore në objektet e Fakulteti i shkencave infornatikës dhe inxhinierisë kompjuterike dhe Fakultetit të Kulturës Fizike në Shkup janë tre projektet madhore që Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t`i realizojë në  vitin 2023.

Në arsimin fillor fillojmë me rikonstruksionin e Sh.f.k Asdreni fshati Gllogjë komuna e Tearcës, përpunimi i fasadës termo-teknike në shkollën “Gjerg Kastrioti Skenderbeu” në Komunën e Haraçinës, rehabilitimi i murit mbajtës dhe rikonstruksioni i shkollës “Junus Emre” në f. Lisiçani, Pllasnicë, përshtatja dhe rikonstruksioni i objektit të shkollës në SHFK “Hajan Selmani” në f. Rostushë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, si dhe sanimi i çatisë  të shkollës “Goce Dellçev” në K. Qendër në Shkup. Plani është më i gjerë dhe parashikon rindërtimin e 118 objekteve shkollore në të cilat është përmirësuar aksesi për nxënësit me vështirësi, si dhe kushtet e brendshme.

Në fushën e arsimit të mesëm, Gjimnazi i Kumanovës “Sami Frashëri” do të bëhet me objekt të ri.  Janë planifikuar investime për rikonstruksionin e plotë të  9 konvikteve shtetërore për studentë, për modernizimin e kushteve të jetesës dhe mësimit si dhe rritjen e efiçencës energjetike. Këtë vit do të filloj  ndërtimi i 10 objekteve të reja sportive, në kuadër të projektit për ndërtimin e 145 sallave të shkollave

Related posts

Të gjitha 117 qendrat e votimit në Tetovë janë hapur në kohë, votimi zhvillohet pa probleme

Gjyla Halili

Menduh Thaçi mban tubim në Trebosh, merr mbështetje nga banorët e kësaj zone

Gjyla Halili

8 Marsi / Bexheti morri pjesë në manifestimin organizuar nga Aktivi Politik i Gruas – BDI Saraj

Gjyla Halili

Leave a Comment