SPORT

Milan bën hapin e madh drejt çerekfinales (VIDEO)

Milan ka shënuar fitore ndaj Tottenham me rezultat 1:0, në ndeshjen e parë të 1/16 finales.

Vetëm një gol u shënua në pjesën e parë kur skuadra vendase e nisi shumë mirë takimin duke arritur ta zhbllokojë rezultatin që në minutën e shtatë.

Një goditje të Theo Hernandez e ndali portieri mysafir për ta devijuar në drejtim të Brahim Diaz, i cili e dërgoi topin në rrjetë (7’).

Në pjesën më të madhe të gjysmës së dytë nuk pati raste të vërteta rreziku, duke qenë se “Rossonerët” e mbronin rezultatin, kurse “Spursat” nuk arrinin t’i krijonin mundësitë e duhura.

Charles De Ketelaere dhe Malick Thiaw patën rastet e tyre të shënimit për nikoqirët, por nuk arritën t’i konkretizojnë.

Falë kësaj fitoreje, Milani është në pozitë më të mirë para ndeshjes së kthimit ndaj Tottenham Hotspur që do të zhvillohet në Londër më 8 mars.

Banner

Related posts

Sylvinho vijon me surprizat, tre risi në tetor për Kombëtaren

admin

Laporta: E kemi shpëtuar Barcelonën nga shkatërrimi financiar

admin

Nistelrooy kritikon Gakpon, tregon kush ndikoi në zgjedhjen e tij

admin

Leave a Comment