SPORT

Rekord në sekondën e parë

Ndeshja e sotme e Ligës së Kampioneve mes PSG dhe Bayern Munich ka nisur me një rekord të veçantë që në momentin kur është shkelmuar topi i parë.

Futbollisti i parisienëve, Warren Zaire-Emery, u bë lojtari më i ri, në moshën 16 vjeç e 343 ditë, që ka nisur nga minuta e parë një ndeshje të fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

Një sinjal i qartë se djaloshi ka një të ardhme të shkëlqyer, që e ka treguar herë pas here me paraqitjet e tij.

Në fakt, ai rezulton se ka lindur pasi dy shokët e tij të skuadrës, Lionel Messi dhe Sergio Ramos, kishin debutuar në këtë turne.

Në fakt, Ramos ka luajtur në të njëjtën fazë të turneut me fanellën e Real Madrid ndaj Arsenalit pikërisht në ditën kur Zaire-Emery ka lindur, më 8 mars 2006.

Banner

Related posts

Amrabat pritet ta vijojë karrierën në Premier League

admin

Brighton kthehet fuqishëm në garë për Asllanin

admin

Kosova zbarkon në Turqi për turneun “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”

admin

Leave a Comment