SHQIPËRI

Të ashpërsohet ligji për dhunuesit e gazetarëve, Ina Zhupa dorëzon projektligjin në Kuvend

Deputetja demokrate Ina Zhupa, përmes një propozimi të dorëzuar sot në Kuvend, kërkon ashpërsim të dënimit ndaj personave që kërcënojnë apo dhunojnë gazetarët dhe punonjësit e medias për shkak të detyrës.

“Për shkak dhe të retorikës kundër tyre që përdor Rama duke i cilësuar si kazan, kanë ardhur dhe rastet në shtim të dhunës ndaj gazetarëve.

Gazetarët e Report Tv, Fiks Fare dhe gazetarë të tjerë që marrin mesazhe kërcënuese dhe kanosen gjatë punës së tyre, janë në shërbim të zbardhjes së të vërtetës dhe ky është një mision. Kur merr dhe kanosje dhe dhunim, ashpërsia duhet të jetë maksimale”, u shpreh Zhupa në një deklaratë për mediat.

“Kam propozuar në Kuvend ndryshim në nenin goditje për shkak të detyrës. ‘Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit apo punonjësit te mediave, për shkak te veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose te njohura, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet’.

Ne Nenin 238 ‘Kanosja për shkak te detyrës”, pas paragrafit te katërt, shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit apo punonjësit të mediave, për shkak te veprimtarisë se tij dhe kur cilësitë e personit janë te dukshme ose te njohura, dënohet me burgim nga një deri ne tre vjet”.


Top Channel

Related posts

Edi Rama nesër e pret presidenten Osmani në drekë zyrtare

admin

Veliaj: Ata që ju premtojnë tramin, taksa zero e çdo gjë falas, nuk i besojnë as vetë ato që thonë

admin

19 vjeçari bëhet për spital pasi bie nga kati i dytë i hotelit

admin

Leave a Comment