SHQIPËRI

Samiti Botëror i Qeverisjes/ Rama: Ta përdorim teknologjinë që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin

Në Dubai është duke u zhvilluar Samiti Botëror i Qeverisjes, një platformë globale për bashkëpunimin midis qeverive, industrive, botës së artit dhe inovacionit.

Kryeministri Edi Rama dha një prononcim për mediat e Dubait në lidhje me pjesëmarrjen në samit.

“Gjithnjë e më shumë po përballemi me situata dhe ngjarje që janë më të fuqishme se ne, nëse i adresojmë në mënyrë të izoluar si vende dhe kontinente.

Si të tilla ato kërkojnë veprime gjithëpërfshirëse dhe shpresojmë t’i realizojmë këto para se katastrofat të na fshijnë nga faqja e dheut.  Në ditët e sotme, mënyra për të qeverisur vendin përcaktohet nga mënyra se si ne e përqafojmë të renë sepse çdo ditë dalin gjëra të reja”.

Kjo epokë e re e gjërave të reja po sfidon mënyrën tonë të qeverisjes, theksoi Rama.

“Si rrjedhojë, sa më shumë të ndërveprojmë me njëri-tjetrin dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, aq më shumë mund ta përdorim teknologjinë në një mënyrë që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, që të jemi relativisht të sigurt përballë sfidave”.


Top Channel

Banner

Related posts

Gara për Tiranën, socialistët thellojnë avantazhin, Veliaj mbi 30 vota më shumë se Këlliçi

admin

Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar

admin

Borrell pas takimit me presidentët e rajonit: Po përgatitemi për valën e re të zgjerimit

admin

Leave a Comment