SPORT

Futbollistit të Nantesit i vdes vajza 5-vjeçare

Futbollisti i Nantes, Ignatius Ganago, e ka përjetuar një tragjedi familjare.

“Getfootballnewsfrance” raporton se vajza e tij 5-vjeçare ka ndërruar jetë pas një sëmundje të papritur, shkruan Shqip.com.

Sulmuesi kamerunas është në gjendje shumë të rënduar pas kësaj ngjarjeje tronditëse.

Ganago raportohet se ka fluturuar me urgjencë drejt Kamerunit pasi mori lajmin për ndarjen nga jeta të bijës së tij.

Nantes i dha menjëherë lejen futbollistit për të ikur shtëpi pas lajmit për vdekjen e vajzës së tij pak ditë para ndeshjes së Ligës së Evropës ndaj Juventusit.

Banner

Related posts

Zyrtarizohet transferi i Albion Rrahmanit në Bukuresht

admin

Benzema do të qëndrojë në Real edhe për sezonin e ardhshëm, thotë Ancelotti

admin

Shiten të gjitha biletat për takimin Breidablik – Struga Trim Lum

admin

Leave a Comment