SHQIPËRI

“Rama është në hetim nga Amerika”/ Berisha në Top Story: I kanë marrë çdo komunikim e dokument që nga 2017 e deri sot

Keytari i Partisë Demokratike Sali Berisha, është i pranishëm këtë të hëne në “Top Story”, ku ka komentuar rreth çështjes së shumëpërfolur të “McGonigal”

Berisha u shpreh se Rama është nën hetim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se atij i janë marrë të gjitha dokumentat dhe komunikimet e të gjitha formave dhe po hetohen nga SHBA-të.

Nëse do të ishte në vendin e Ramës, kryeopozitari deklaroi se nuk do ta kishte takuar kurrsesi ish- zyrtarin e lartë të FBI-së pa praninë e ambasadorit të SHBA-së.

Berisha: Shqiptarët janë  në një krizë shumë planëshe. Dimensioni më ulëritës është i varfërisë, dimension ky i cili nuk po shihet dot sa i madh është. Një familjar po më tregonte një mik dje, bashkëshorti dhe ajo me rroga 600 mijë lekë nuk I japin fëmijëve mish më shumë se 2-herë në muaj. Imagjinoni për të tjerë se çfarë bëhet, s’ka diskutim që në këtë vend emergjencë është dhimbje ekonominë e vuajtja nga skamja. Çështjen e anti-krizës e kam paraqitur shumë here dhe kur u miratua buxheti I fundit kam propozuar 6-7 amendamente anti-krizë.

Si ndiheni që riktheheni në PD për të bërë një betejë nga e para kur ndërkombëtarët nuk janë karta e fortë e PD-së?

Berisha: Ajo që mund t’ju garantoj është se gjithçka ka pikënisje, në këtë rast idealet e njeriut. Unë po ecja drejt mbylljes së plotë të kapitujve të mi në jetën politike, kisha vendos të dorëzoja mandatin po të fitonim por ajo që ndodhi riktheu Berishën në vitet 1988-89. Unë nuk kam qenë i persekutuar kam qenë i priviligjuar, kisha një laborator modern publikoja botime në revistat ndërkombëtare, njohuritë e mija ishin historike por kishte nj problem themelor, dinjiteti njerëzor, unë pavarësisht nga këto ndryshe flisja me miqtë e mi ndryshe në kolektiv e ndryshe në familje. Ky ishte një vendim i imi kurrë për pushtet por për të fituar dinjitetin tim. Pas 33 vitesh del një burrë i nderuar kryediplomat dhe pa asnjë  dokument më lëndon dinjitetin tim dhe aty kam shkruar letrën që duhet ta mbroja atë dinjitet.

Besoni që e keni thirrje e talent politikën apo disiplinë?

Berisha: Politika kërkon një gjë, të mbrosh pavarësisht nga çmimi një tufë parimesh. Ai që e vendos e bën, e vendos ai që i thotë karakterit karakter. Po shkele çdo parim humbet çdo besim. Unë nga data 19 maj deri më 9 qershor vazhdova betejën i vetëm, pa kërkuar ndihmë tek asnjë njeri.

A nuk është Rama në kushtet tuaja?

Berisha: Dallimi si nata me ditën, ka një dokument gjykata që autorizon hetimin në çdo gjë të Edi Ramës, ai është person nën hetim dhe të garantoj se e kam nga juristët më të shquar të atij vendi. Ai nuk është në ndjekje penale por në hetim është 100%. Atë nuk e thërrasin sepse i kanë marrë çdo komunikim e çdo dokument nga viti 2017 deri më sot. Që është nën hetim e ke të sigurt mos e diskuto që i kanë marrë çdo dokument, prandaj është i axhituar ai. Unë nuk them se mund të merret i pandehur se ka imunitet diplomatik.

Unë do e takoja me kënaqësi zyrtarin e FBI-së por jo me Agron Nezën, me ambasadorin e tij, unë kam takuar persona shumë të lartë të CIA-s dhe i kam prit me ambasadorin e SHBA-së dhe dy këshilltarë të mi.  Asnjëherë nuk i kam pritur vetëm por të shoqëruar, Po të më vinte me dy individë të tjerë do të merrja me vete personin që kam për sigurinë kombëtare.


Top Channel

Related posts

Shpërthen bombola e gazit, shpëtojnë shtatë anëtarët e familjes

admin

Rama: Serbia nuk ka fuqi që t’i prek asnjë fije floku Kosovës

admin

Komisioni Evropian miratoi donacion shtesë prej 22,5 milionë euro për sistemin rajonal të menaxhimit të mbeturinave

admin

Leave a Comment