BOTA

Chris Hipkins do të jetë kryeministri i ardhshëm i Zelandës së Re

Ministri i Arsimit i Zelandës së Re do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit ishull pas dorëheqjes së papritur të Jacinda Ardernit.

Chris Hipkins ishte i vetmi kandidat që hyri në garë të shtunën. Ministri 44-vjeçar i Arsimit duhet të marrë ende një miratim të dielën nga kolegët e tij në Partinë Laburiste në Parlament, por ky është thjesht një formalitet tani.

Zonja Ardern tronditi vendin prej 5 milionë banorësh të enjten kur njoftoi se do të jepte dorëheqjen pas pesë vitesh e gjysmë në rolin kryesor. Chris Hipkins do të ketë vetëm tetë muaj para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, shkruan VOA.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se laburistët janë pas kundërshtarit të tyre kryesor, Partisë Kombëtare konservatore.

Banner

Related posts

Kina drejt “humnerës”… por rrezikon të marrë edhe ekonominë globale me vete

admin

“Disa vende të BE-së shtiren për solidaritet”/ Polonia thërret ambasadorin ukrainas për komentet e Zelenskyt në OKB

admin

Ukraina pranon sulmet ndaj urës së Krimesë në korrik 

admin

Leave a Comment