BOTA

SHBA: S’ka shenja jashtëtokësorësh në objektet e rrëzuara

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se nuk ka asnjë shenjë të aktivitetit të alienëve apo jashtëtokësorëve, pas rrëzimit të një sërë objektesh të paidentifikuara në hapësirën ajrore mbi Amerikën e Veriut.

“E di se ka pasur pyetje dhe shqetësime lidhur me këtë çështje, por jo nuk ka. Sërish e them, nuk ka shenja të aktivitetit të alienëve apo jashtëtokësorëve gjatë këtyre rrëzimeve të fundit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, raporton Radio Evropa e Lirë.

Zyrtarët amerikanë thanë po ashtu se ende nuk ka arritur të identifikojnë objektet që fluturuan mbi Amerikën e Veriut.

Ushtria amerikane ka vëzhguar një numër të balonave kineze të mbikqyrjes në lartësi të mëdha që fluturojnë mbi Lindjen e Mesme dhe Afganistan gjatë viteve të fundit, tha një gjeneral i lartë të hënën.

Balonat në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së nuk fluturuan pranë objekteve të ndjeshme ushtarake amerikane ose nuk përbënin kërcënim për forcat amerikane, tha gjenerallejtënant Alexus Grynkewich, komandant i Komandës Qendrore të Forcave Ajrore të SHBA.

Edhe pse zyrtarët e mbrojtjes amerikane kanë konfirmuar se objekti i parë i rrëzuar në brigjet e Karolinës së Jugut ishte një balonë mbikëqyrëse kineze, ata ende nuk kanë konfirmuar se cilat mund të jenë tre objektet e tjera.

Related posts

Ekspertët ngrejnë shqetësime ndaj Brukselit për paktin ‘inefektiv’ të emigracionit BE-Tunizi (fotot)

admin

Sulm policisë londineze! Hakerët ndërhyjnë në sistemin e “Metropolitan Police”

admin

Thirrje për ndihmë teksa uria kaplon Kartumin e dërrmuar nga lufta

admin

Leave a Comment