AKTUALE

MASH: Fillojnë rikonstruksioni i pesë shkollave fillore, investimet e vazhdueshme në infrastrukturën arsimore përmirësojnë cilësinë e arsimit

Në arsimin fillor fillojmë me rikonstruksionin e shkollës “Arseni Glogji” në Komunën e Tearcës, përpunimi i fasadës termo-teknike në shkollën “Gjerg Kastrioti Skenderbeu” në Komunën e Haraçinës, rehabilitimi i murit mbajtës dhe rikonstruksioni i shkollës “Junus Emre” në f. Lisiçani, Pllasnicë, përshtatja dhe rikonstruksioni i objektit të shkollës në SHFK “Hajan Selmani” në f. Rostushë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, si dhe sanimi i çatisë  të shkollës “Pestaloci” në K. Qendër në Shkup. Plani është më i gjerë dhe parashikon rindërtimin e 118 objekteve shkollore në të cilat është përmirësuar aksesi për nxënësit me vështirësi, si dhe kushtet e brendshme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë sistematike investon në përmirësimin e kushteve për mësimdhënie, sepse ato ndikojnë si në angazhimin e nxënësve ashtu edhe në motivimin e mësimdhënësve.

Në fushën e arsimit të mesëm, Gjimnazi i Kumanovës “Sami Frashëri” do të bëhet me objekt të ri.  Janë planifikuar investime për rikonstruksionin e plotë të  9 konvikteve shtetërore për studentë, për modernizimin e kushteve të jetesës dhe mësimit si dhe rritjen e efiçencës energjetike. Këtë vit do të filloj  ndërtimi i 10 objekteve të reja sportive, në kuadër të projektit për ndërtimin e 145 sallave të shkollave.

 

Investimi në infrastrukturën arsimore është një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Banner

Related posts

KE: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut t’i shmangin tensionet e panevojshme

admin

Lladrovci: Askush nuk mund ta ndalë fitoren tonë

Gjyla Halili

Izet Mexhiti:Prekazi dhe Jasharët janë simbole të dëshirës së kombit tonë për liri

Gjyla Halili

Leave a Comment