KOSOVË

Tensionohet protesta, hidhen tymuese, protestuesit përplasen me policinë

Është tensionuar situata para parlamentit, pasi protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike ndaj policisë.

Ndërkaq policia ka rritur numrin e pjesëtarëve të saj për tu përkujdesur për mbarëvajtjen e protestës.

Pjesë e protestuesve që po përplasen me policinë është edhe deputeti Luçiano Boçi.

Mësohet se disa deputetë të Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar me 8 ditë nga parlamenti po tentojnë të hyjnë me forcë, por nuk janë lejuar nga garda.

Deputetët që janë duke u përplasur janë Albana Vokshi, Luan Baci dhe Luçiano Boçi.

Kjo protestë nuk do të jetë e vetmja, pasi Berisha paralajmëroi një valë protestash të shtunën, raporton Abcnews.

Banner

Related posts

Sot nis votimi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, nesër nënshkrimi

admin

Serbi, jep dorëheqjen ministri i Arsimit

admin

Mbledhja e qeverive në formatin e paraparë nuk mund të mbahet

admin

Leave a Comment