SPORT

Zyrtare: Sokol Kiqina transferohet te skuadra nga Shqipëria

Skuadra Erzeni ka mbyllur “merkaton” duke afruar një tjetër lojtar në repartin e sulmit.

Shijakasit kanë nënshkruar me një sulmues të ri të perspektivës, i cili pritet të jetë një forcë më shumë në dispozicion të trajnerit Xhevahir Kapllani.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga klubi shqiptar.

Lojtari 20-vjeçar Sokol Kiqina, u bashkohet shijakasve nga futbolli kosovar, duke plotësuar repartin e avancuar.

Klubi i Futbollit Erzeni ka arritur të nënshkruajë me sulmuesin Sokol Kiqina , i cili pritet të jetë një vlerë e shtuar në repartin ofensiv.

I lindur në Drenas të Kosovës, Kiqina do të luajë për herë të parë në Abissnet Superiore pas dy eksperiencash në Kosovë .

 Sulmuesi 20-vjeçar ka luajtur për këto ekipe: Feronikeli, Llapi.

Related posts

Drejt dështimit

admin

Manchester City sfidon Realin e rekordeve

admin

Ish-drejtuesi i Milanit: Nëse nuk luan Leao, Interi është më favorit

admin

Leave a Comment