AKTUALE

Osmani në Moldavi paketoi ushqime për refugjatët nga Ukraina

Gjatë vizitës dyditore në Moldavi si kryesues i OSBE-së, ministri Bujar Osmani në kuadër të agjendës së tij e vizitoi edhe organizatën joqeveritare “Moldavia për Paqe”.

Kjo organizatë mbështetet nga OSBE-ja dhe me punën e saj i ndihmon drejtpërdrejt njerëzit në terren në zonat e rrezikuara. Kështu, gjatë vizitës së tij, Osmani pati rastin të takohet me të rinjtë vullnetarë nga Moldavia dhe Ukraina, por edhe t’i mbështesë gjatë aksionit të tyre humanitar duke përgatitur pako me produkte bazë për refugjatët ukrainas të prekur nga lufta.

Osmani e përshëndeti këtë projekt, për të cilin, siç tha ai, jo vetëm që ofron ndihmë konkrete për refugjatët, por paraqet edhe mundësi për zhvillimin personal të të rinjve, socializimin e tyre dhe krijimin e vlerave dhe shprehive reale tek të rinjtë.

“Përkushtimi dhe pasioni i tyre për t’i ndihmuar njerëzit është një frymëzim i vërtetë. OSBE-ja do të vazhdojë të investojë në projekte të tilla përmes të cilave ne ofrojmë dobi të drejtpërdrejtë dhe të prekshme për ata që kanë nevojë”, tha Osmani.

Përndryshe, “Moldavia për Paqe” është nismë qytetare e krijuar për të ofruar ndihmë për refugjatët pas pushtimit rus të Ukrainës. Organizata bashkon njerëz që i njohin dhe i kuptojnë vështirësitë me të cilat përballen ata që kanë lënë pas shtëpitë dhe të dashurit e tyre për të arritur sigurinë.

Që nga fillimi i luftës, “Moldavia për Paqe” ka kontribuar ndjeshëm në përpjekjet për menaxhimin e migrimit të refugjatëve nga vendi fqinj dhe sot punon çdo ditë për t’i ndihmuar dhe mbështetur ata.

Banner

Related posts

Moti në mëngjes i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla lokale

Gjyla Halili

Taravari sqaron kronologjinë se si kanë qenë të koordinuar tre partnerët e koalicionit për ta larguar që në shkurt të këtij viti

Gjyla Halili

AKI intensifikon fushatën në Gostivar, takime të drejtpërdrejta me qytetarët

Gjyla Halili

Leave a Comment