AKTUALE

Gjokaj: Forumi realizoi dhe do të realizoi projekte të shumta infrastrukturore, ndërsa oponentët tonë politik, projekt kyç kanë një vendkalim për këmbësor

Banner

Gjatë 4 viteve të fundit të qeverisjes lokale nga ana e Forumit Shqiptar mund të shohim projekte të shumta infrastrukturore, projekte të cila deri në këtë mandat ishin lën mbas dore.

Siç kemi vërejtur rastësisht nga ana e oponentëve tonë politik, projekti i tyre kyç për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në Komunën e Tuzit, gjegjësisht në qendër të Tuzit është punimi i një vendkalimi për këmbësor.

Deri sa Forumi Shqiptar merret me projekte serioze, ku duhet përmendur gjithsesi punimin e aksit rrugor me të gjitha standarde nga kthesa për Shipçanik e deri tek hoteli në qendër si dhe planifikimin e vazhdimit të punimeve në të njëjtin aks rrugor deri te kisha, ku edhe do punohet rrethrrotullimi.

Deri sa ne planifikojmë dhe punojmë projekte infrastrukturore, ku për të parën herë punohen rrugët me kanalizime atmosferike dhe fekale, planifikojmë dhe do realizojmë bulevardin në aksin rrugorë Podgoricë- Tuz, të tjerëve do u nevojitet projekti ideor për një vendkalim që do të vizatohet për një orë dhe këtë veprim e quajnë si projektë infrastrukturor.

Nga mungesa e kuadreve kvalitative dhe profesionale, sigurisht se do mungojnë edhe ide dhe projekte zhvillimore për Malësinë tonë.

Dëshmuam që së bashku dimë të planifikojmë, punojmë dhe zhvillojmë Malësinë.

Së bashkut mundemi shumë.

BASHKIM DHE ZHVILLIM

Naim Gjokaj
Forumi shqiptar 5

Banner

Related posts

Ahmeti: I përjetshëm qoftë kujtimi për bashkëluftëtarin e UÇK-së, Agron Haradinaj

admin

VLEN: Prokuroria të merret me Bujar Osmani për abuzime si ish-ministër i jashtëm

Gjyla Halili

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, përgëzon Senad Lulanaj për mandatin e ri në krye të Shoqatës “Malësia e Madhe” New York

Gjyla Halili

Leave a Comment