Rihanna ka konfirmuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, pasi i befasoi fansat me një rikthim madhështor shfaqjen e “Super Bowl”.
34-vjeçarja, e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë para 9 muajsh, shkaktoi mjaft zhurmë në rrjetet sociale teksa doli në skenë dhe fërkoi barkun e saj para një publiku prej miliona njerëzve në Stadiumin State Farm në Glendale, Arizona.
Një përfaqësues i yllit konfirmoi lajmin për fëmijën menjëherë pas përfundimit të performancës.
Top Channel