AKTUALE

Rama dhe Berisha “kokë më kokë”, kreu i PD proteston para parlamentit, kryeministri konferencë për shtyp në orën 17:00…

Teksa opozita proteston sot para Parlamentit zbulohet edhe lëvizja e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit pret sot kryeministrin bavarez, Markus Söder dhe në orën 17:00, kur edhe do të nis protesta, ata do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

 

Masat e marra nga forcat e policisë, pritet të bëhet si në protestën e së shtunës, ku një kordon policor do të qëndrojë para protestuesve.

 

Do të jenë punonjësit e rendit dhe ato  të “Shqiponjës” që do të formojnë kordonin përreth protestuesve.

 

Pjesa më e madhe këtij kordoni, do vendoset përpara derës së parlamentit. Ndërkohë që, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të ndahen në tre pjesë.

 

Nje pjesë do vendosen në  bulevardin “Zhan Dark” , pjesa tjetër brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë, dhe një pjesë tjetër brënda ambienteve të Parlamentit, ku aty pritet të vendosen dhe autobotë me ujë, që në rast përshkallëzimi të bëhet shpërndarja e turmës.

 

Gjithashtu të pranishme do jenë edhe Forca speciale të RENEA-s. Mësohet se pranë Parlamentit do të ketë edhe punonjës të Gardës së Republikës, që do vëzhgojnë e parandalojnë protestuesit nëse do të ketë tentativë nga ana e protestuesve për të hyrë në godinë.

Banner

Related posts

Një gjyshe hyn në librin Guiness, dhuroi gjak për 60 vjet rradhë

admin

Referendum për shkarkimin e kryetarëve të komunave, Qeveria e RMV-së miratoi ndryshimet ligjore për pushtetin lokal

Gjyla Halili

Fushata zgjedhore nuk arrin në Tanushë, banorët nuk e dinë se kush do t’i përfaqësojë në kuvend

Gjyla Halili

Leave a Comment