SPORT

Ylli vazhdon shkëlqimin, mposht Rahovecin

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 72:66 (16:16, 16:19, 27:11, 13:20), në xhiron e 22-të të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë me epërsi prej shtatë pikësh 12:5, por Vreshtarët u rikthyen shpejt për të barazuar rezultatin, ndërsa çereku i parë përfundon 16:16. Në periudhën e dytë, mysafirët kishin epërsi të lehtë, por më pas u rikthyen vendasit, ku pjesa e parë përfundon 32:35.

Perioda e tretë ishte vendimtare në këtë sfidë. Në këtë pjesë Ylli ishte bindshëm më i mirë, duke e fituar 27:11 dhe për të krijuar epërsi komode deri në përfundim të ndeshjes, ku përkundër përpjekjeve të rahoveasve fitoi 72:66.

Te Ylli edhe kësaj radhe më i miri ishte Gëzim Morina me 19 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te Rahoveci u dalluan me nga 13 pikë Gary Blackston dhe Jack Pagenkopf.

Kampionët dalin në vendin e parë me 17 fitore e pesë humbje, ndërsa Vreshtarët mbesin në vendin e fundit me dy fitore e 20 humbje.

Related posts

‘Nëse nuk fitojmë, le të mos humbasim’, Sylvinho para Çekisë: Ja pse nuk e ftova Abrashin, llogaritë i bëjmë në nëntor!

admin

Ofertë e parezistueshme për Manchester United

admin

Talenti shqiptar gjen golin e 15-të në kampionatin italian

Gjyla Halili

Leave a Comment