BOTA

OKB: Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri mund të dyfishohet

Banner

Numri i të vdekurve nga tërmeti ka të ngjarë të jetë “më shumë se dyfishi”, sipas një koordinatori të ndihmës emergjente të OKB-së.

Duke folur në SkyNews në Adana të Turqisë, Martin Griffiths, tha se ai pret që do të regjistrohen dhjetëra mijëra vdekje të tjera.

Të paktën 24,596 njerëz janë konfirmuar të vdekur pas tërmetit 7.8 ballë që goditi të hënën, me pasgoditje të shumta që kanë rrënuar qytete në Turqi dhe Siri.

Unë mendoj se është e vështirë të vlerësohet saktësisht pasi duhet të futemi nën rrënoja, por jam i sigurt se do të dyfishohet ose më shumë”, tha Griffiths.

“Kjo është e frikshme. Kjo është natyra që godet mbrapsht në një mënyrë vërtet të ashpër. Është thellësisht tronditëse… ideja që këto male me rrënoja ende mbajnë njerëz, disa prej tyre ende gjallë”.

Banner

Related posts

Pezullohet prezantuesi i njohur i BBC për blerje imazhesh degraduese seksuale nga vajza adoleshente (fotot)

admin

Helmohen 17 ushtarë rusë në Mariupol, autorë dyshohen aktivistët pro-ukrainas

admin

Aksidentohet autobusi me tifozë në Brazil, humbin jetën shtatë persona

admin

Leave a Comment