Kylian Mbappe mund t’i bashkohet Real Madridit në verën e vitit 2024.
Ylli francez ishte shumë afër “mbretërve” vitin e kaluar por që në fund rinovoi me PSG deri në vitin 2025, ku për këtë ndikoi edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron.
Sipas “The Athletic”, Mbappe ka një klauzolë me të cilën ai mund të ndërpresë në mënyrë të njëanshme kontratën me PSG-në në vitin 2024, viti i fundit i marrëdhënies së tij me klubin parisien.
Që kjo të ndodhë, Mbappe duhet të njoftojë bordin e drejtorëve të PSG-së muaj më parë.
“The Athletic” shkruan se prioriteti i Mbappe është bashkimi me Real Madridin dhe klubi Los Blancos është i vetëdijshëm për këtë.
Në Madrid ata nuk ia mbyllin derën sulmuesit.
Real Madridi, pavarësisht gjithçkaje, është i vëmendshëm ndaj gjithçkaje që ndodh me Mbappen, por është e qartë, sipas The Athletic, se nuk dëshiron të paguajë për lojtarin francez. Dhe kjo mund të ndodhë në vitin 2024.