SPORT

Mici para ndeshjes me Dukagjinin: Shpresoj që unitetin që kemi te Prishtina ta pasqyrojmë me rezultate

FC Prishtina u rikthehet garave në elitën e futbollit kosovar të dielën (12 Shkurt) me ndeshjen ndaj KF Dukagjinit.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 19 të Albi Mall Superligës së Kosovës dhe zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Prishtina dhe Dukagjini u takuan edhe të dielën e kaluar ne kuadër të 1/8 së finales së Kupës, me ç’rast ekipi “bardhekaltër” fitoi me rezultat 3:1.

Para takimit të nesërm për faqen zyrtare të klubit ka folur kapiteni Gledi Mici. “Është një ndeshje e vështirë në një fushë delikate ku përherë kemi hasur në probleme. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Ky grup është një nga më të mirët me të cilët unë kam qenë pjesë. Shpresoj që unitetin që kemi te Prishtina ta pasqyrojmë me rezultate”, tha Gleci Mici për faqen zyrtare të klubit, përcjell Shqip.com.

“Fitorja në Kupë na jep një përparësi psikologjike, por duhet të japim edhe më shumë se lojën e kaluar për t’i arkëtuar tre pikë”, vlerësoi mrbotjësi Gledi Mici.

Related posts

U rikthye nga lëndimi, ylli i Chelseat lëndohet sërish

admin

Liga Unike: Përcaktohen skuadrat e Final 4

admin

Brezovica 2023, fundjava me super sfidën e radhës

admin

Leave a Comment