SHQIPËRI

“Të hënën para parlamentit”/ Berisha paralajmëron tjetër protestë: Ramës i kemi prerë biletën!

Në përfundim të fjalimit nga podiumi para kryeministrisë, Sali Berisha tha se revolucionin do ta vijojnë edhe të hënën para parlamentit, ku paralajmëroi tjetër protestë.

Jemi në një mision të shenjtë kundër një shteti që sillet më keq se çdo pushtues osman, nazist, fashist, diktaturë që ka njohur Shqipëria gjer më sot.
Edi Ramës ia kemi prerë biletën, kthim pas nuk ka! Misionarë si ne, nuk i ndalon dot asgjë! Ne kemi të vërtetën, ne kemi idealet, ne kemi dashurinë tonë për këtë vend dhe për këtë tokë.

Ne kemi besnikërinë tonë ndaj miqve tanë. Ne, asgjë nuk mund të na pengojë në këtë rrugë. Edi Rama e ka shndërruar parlamentin në një turp të historisë tonë kombëtare, më keq se parlamenti i Putinit dhe Lukashenkos. Aty ai shfrytëzon çdo mekanizëm për të përjashtuar përfaqësuesit tuaj nga përmbushja Dita e hënë është ditë parlamenti. Revolucioni na fton, të gjithë para parlamentit.

Populli i protestës, populli i fitores, të gjithë të bashkohemi të kalojmë nga beteja në betejë deri në fitoren tonë përfundimtare. Edi Rama, harroje se mund të përjashtosh këtë popull nga vota dhe zgjedhjet. Jo Surreli, po as Biza dhe Martaneshi nuk i pengon këta që të të gjejnë deri në vrimën e miut dhe të japin atë që meriton. Së fundmi, edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme për ju në këtë shesh. Ju ftoj të vazhdojmë marshin e lirisë, të vazhdojmë marshin e fitores!”, tha Berisha në fund të fjalës së tij.

Sali Berisha, bashkë me aleatin e tij Ilir Meta, njoftuan këtë protestë pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, në aktakuzën e të cilit përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama


Top Channel

Related posts

Mbishkrime “vdekje për shqiptarët” në qytetin e Gostivarit

admin

Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

admin

Rama: Daja më goditi nënën me shpullë për fundin e shkurtër, gjyshi e përzuri nga shtëpia

admin

Leave a Comment