SPORT

Futbolli rikthehet me derbi, formacionet zyrtare tw ndeshjeve tw sotme

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në aksion sot (e shtunë) pas një pauze të gjatë mes dy stinorëve.

Java e 19 fillon me tri ndeshje mjaft interesante.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, stinorin pranveror e nis në udhëtim te Malisheva, derisa Drenica përballet me Llapin, derisa Gjilani para tifozëve të vet ballafaqohet me Ferizajn.

Kryesfida e kësaj fundjave luhet në Mitrovicë, ku Trepça ’89 ballafaqohet me Dritën, ndërsa Prishtina pjesën e dytë të garave e nis në Klinë ku përballet me Dukagjinin. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Formacionet zyrtare:

Drenica – Llapi

Drenica: Gjoka, Kuka, Hoti, Bejta, Lushtaku, Thaqi, Dervishaj, Kastrati, Veliqi, Mëziu, Bintsouka.

Llapi: Avdyli, Milic, Krasniqi, Neto, Fernadinho, Rivera, Limani,Shabani, Fazliu, Progni, Selimi.

Formacionet zyrtare:

Gjilani – Ferizaj

SC Gjilani: Koliçi, Musolli, Jashari, Ramadani, Elton Perreira Gomes, Dabiqaj, Sinani, Islami, Solomon, Zabërgja, Hoxha.

Ferizaj: Jovanovski, Shabani, Halili, Islami, Bardi, Krasniqi, Sadriu, Mecinovikj, Gligorov, Avdulli, Panadic.

Formacionet zyrtare:

Malisheva – Ballkani

Malisheva: Gashi, Pira, Veliu, Bihorac, Xhaka, Vitija, Gavazaj, Maliqi, Shillova, Tolaj, Hajdari.

Ballkani: Frashëri, Kuc, Armend Thaqi, Jashanica, Potoku, Astrit Thaqi, Dellova, Zyba, Korenica, Gripshi, Rrahmani.

Related posts

Kryeqytetasit me një këmbë në finale

admin

Real Madrid bën gati “planet”

admin

Tenisti probleme me diabetin, “sulmon” Roland Garrosin

admin

Leave a Comment