BOTA

Policia belge arreston eurodeputetin Marc Tarabella

Parlamenti Evropian, javën e kaluar hoqi imunitetin edhe dy ligjvënësve të BE-së.

Autoritetet belge arrestuan të premten eurodeputetin Marc Tarabella, i cili tashmë ishte përjashtuar nga partia e tij socialiste, në një hetim lidhur me korrupsionin e dyshuar në Parlamentin Evropian.

Një zëdhënës i prokurorit belg konfirmoi arrestimin pas një raportimi të mëparshëm nga transmetuesi flamand VRT.

Avokati i Tarabellës, Maxim Toller, i tha POLITICO-s, klienti i tij nuk ishte paraqitur ende para gjykatësit hetues.

Në një deklaratë për shtyp, prokurori konfirmoi gjithashtu se bastisjet e ndryshme u bënë mëngjesin e së premtes. Një kasafortë e Tarabella-s në një bankë në Liege u kontrollua, si dhe zyra të shumta në qytetin Valone të Anthisnes, ku Tarabella është ende kryetar bashkie.

Parlamenti Evropian hoqi imunitetin si për Tarabellën ashtu edhe për kolegun e tij eurodeputet Andrea Cozzolino në një seancë plenare të enjten e kaluar, duke i hapur rrugën hetuesve belgë për t’i marrë në pyetje. Tre të dyshuar të tjerë janë në burg.

Prokurori nuk komentoi se me çfarë akuzash mund të përballet Tarabella.

Policia belge ka kontrolluar edhe shtëpinë e eurodeputetit Cozzolino në Ixelles. Zyra e tij në Parlamentin Evropian u vulos, por nuk u kontrollua, tha zëdhënësi i prokurorit belg, të cilin e konfirmoi POLITICO.

Delphine Colard, zëvendës zëdhënëse e Parlamentit Evropian, tha: “Ne kurrë nuk komentojmë procedurat gjyqësore në vazhdim. Parlamenti gjithmonë bashkëpunon plotësisht me autoritetet.”

Sipas raporteve parlamentare, shkeljet e ligjit belg nga Tarabella dhe Cozzolino mund të përfshijnë korrupsion, pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash.

Në fund të javës së kaluar, gjyqtari hetues belg që drejtonte çështjen liroi nga burgu një nga katër të arrestuarit në këtë çështje, Niccolo Figa-Talamanca – sekretar i përgjithshëm i “Jo Paqe pa Drejtësi”, një nga organizatat joqeveritare të lidhura me skandalin e korrupsionit.

Tre të dyshuar të tjerë, ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, partneri i saj Francesco Giorgi dhe ish-deputeti Pier Antonio Panzeri janë ende në burg. Në janar, Panzeri bëri një marrëveshje për të bashkëpunuar me hetuesit.

Të dy Tarabella dhe Cozolino mohojnë çdo keqbërje. /Politico

Related posts

Zelensky: Rebelimi i Wagner ka treguar dobësinë e Putinit

admin

Tërmeti i fortë “shkund” Firencen në Itali, lëkundjet ndihen edhe në Emilia-Romagna

admin

Ministrat e NATO-s përkujtojnë viktimat e tërmetit në Turqi me një minutë heshtje

admin

Leave a Comment