SPORT

Milan më në fund kthehet te fitorja

Milan më në fund është rikthyer te fitorja, duke triumfuar në “San Siro” me rezultatin minimal 1:0, ndaj Torinos.

Përballja nisi e vrullshme nga të dyja palët, por pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0:0. Mirëpo, nisja e pjesës së dytë solli dhe golin e avantazhit dhe të vetëm të sfidës. Në minutën e 62-të, pas një pasimi fantastik nga Theo Hernandez, “bomberi” francez, Olivier Giroud dërgon topin në portën e “demave” torinezë.

Me këtë fitore, Milani rikuperon shumë pozicione në tabelë, teksa aktualisht pozicionohet në vendin e 3-të, në kampionat ku ka grumbulluar plot 41 pikë.

Banner

Related posts

Debatik Curri emërohet kryetrajner i FC Prishtina

admin

Mbappe duhet ta plotësojë një kusht për t’u transferuar falas te Reali

admin

Kosova fillon përgatitjet për ndeshjet me Bosnje Hercegovinën

admin

Leave a Comment