AKTUALE

Naser Nuredini i BDI-së nuk do të jetë ministër i mjedisit

Banner

Me rekonstruksionin e Qeverisë dhe rotacionet e resoreve për shkak të hyrjes në Qeveri të ASH-së, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do t’i takojnë LSDM-së thonë burime për„ 360 gradë “.

Sipas burimeve të njëjta, në vend të ministrit të deritanishëm, Naser Nuredini do të jetë Kaja Shukova, sekretari aktual shtetëror në këtë resor, si zgjedhje e fundit, pasi më parë ishte spekuluar se në këtë post do të ulej Pece Mirçevski, drejtor i Shërbimit për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme të Qeverisë, përcjell VoxNews.

Shukova në këtë ministri ësshtë që nga viti 1998, në atë kohë kjo ministri u quhej Ministria e Ndërtimit, Urbanizmit dhe Mjedisit. Në vitin 1999 ka punuar në departamentin e eko-menaxhimit. Nga viti 2000 është pjesë e Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Në të njëjtin vit kaloi në Sektorin për Zhvillim të Qëndrueshëm, ndërsa në vitin 2001 ishte drejtuese e këtij sektori deri në vitin 2020. Më pas u emërua Sekretare e Shtetit. Ajo është inxhiniere e diplomuar teknologe në Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik, Shkup.

Banner

Related posts

Dr. Bujar Osmani iftar me Forumin e Gruas në Gostivar

Gjyla Halili

Prezantimi i hulumtimit “Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive: 20 vjet mundësi dhe sfida të (pa)shfrytëzuara

Gjyla Halili

Ahmeti prezanton “marrëveshjen e xhentëllmenëve” me VLEN-in! Në qeveri vetëm me parti që mbështesin ndryshimet kushtetuese…

Gjyla Halili

Leave a Comment