BOTA

Zelanda e Re ndihmon Turqinë pas tërmetit me 1.9 milion dollarë

Banner

Zelanda e Re ka njoftuar se do të ndihmojë Turqinë me 1.9 milionë dollarë, pas tërmetit që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 20 mijë personave.

Ministri i Jashtëm në detyrë, David Parker, tha në një deklaratë se njoftimi i fundit e sjell fondin total humanitar të Zelandës së Re për përgjigjen ndaj tërmetit arrinë shifrat e 2.84 milionë dollarëve.

Është e qartë se tërmetet kanë qenë shkatërrues për popullin e Turqisë dhe Sirisë. Mendimet e Zelandës së Re janë me familjet dhe të dashurit e të prekurve”, tha Parker.

Rreth 1.26 milionë dollarë do të shpërndahen përmes Programit Botëror të Ushqimit (WFP) në Turqi, duke ofruar ndihmë të menjëhershme për familjet e zhvendosura në një mjedis jashtëzakonisht sfidues që përkeqësohet nga temperaturat e ngrira“, shtoi ai.

Ndërsa rreth 631 mijë dollarë do t’i jepen Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) për gjendjen në Siri.

Sipas ministrit në detyrë, dy specialistë të ndihmës nga zjarri dhe emergjenca janë në terren për të ndihmuar në koordinimin e përpjekjeve ndërkombëtare të kërkimit dhe shpëtimit në Turqi, shkruan Anadolu.

Ndërkohë, Malajzia ka dërguar ekipin e saj të tretë të ndihmës humanitare, i përbërë nga personel të Forcave të Armatosura të Malajzisë, në Adiyaman, një nga zonat më të prekura nga dy tërmetet në Turqinë jugore, të premten.

Banner

Related posts

Mbreti Charles do të reduktojë deri në 20% anëtarët dhe stafin që punojnë për Familjen Mbretërore

admin

Drama që lënë pas zjarret, njerëzit kanë humbur çdo gjë në periferi të Athinës

admin

Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dronët ushtarakë

admin

Leave a Comment