SPORT

Ademi: Komisioni për licencim të FFK-së nuk e kupton futbollin

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur në emisionin Rubikon për mos licencimin e FFK-së nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ademi tha se FFK-ja i ka dërguar të gjitha dokumentet e nevojshme për licencim, por ato janë kthyer në disa raste.

“Është bërë një udhëzim administrativ i ri dhe në bazë të këtij udhëzimi janë kërkuar dokumente rishtazi sikur të jetë licencim i ri, kjo ka ndodhë edhe me Federatën e Futbollit edhe pse Federata e Futbollit është një federatë më volumizone dhe më e madhja në vend, e cila ka shumë aktivitete, shumë klube, skuadra të cilat duhet të licencohen. Si federatë e kemi dërguar dokumentacionin e kërkuar në bazë të udhëzimit administrativ, i kemi pasur disa kthime që për mua nuk kanë qenë të rregullta, apo nuk kanë qenë as në bazë të udhëzimit administrativ”, tha Ademi.

Ademi shtoi se federata që ai drejton nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme, por se komisioni i caktuar nga ministria nuk është profesional.

“Atë komision e ka caktuar ministri dhe njerëz të ministrisë, nuk është ndonjë njeri që e ka kuptu futbollin, ose ndonjë menaxher i futbollit, ose drejtor i sportit, por janë njerëz administratorë që punojnë në federatë dhe duhet të jenë njerëz që janë më kompetent, por gjithësesi nuk është një njeri që e kupton futbollin” tha Ademi në Rubikon.

Related posts

Ademi, MKRS-së: Të dalin publikisht të tregojnë pse nuk po licencohemi, t’i lënë shantazhet

admin

Lukaku nis kontaktet me rivalin e Chelseat

admin

FOTO/ Shënoi një kryevepër në “Air Albania”, postimi i UEFA-s bën xhiron e rrjetit: Përuluni para Jasir Asanit!

admin

Leave a Comment